Glauk Konjufca: Qe dora, bravo Isa Mustafës për letrën e Mogherinit

Aktuale

Glauk Konjufca: Qe dora, bravo Isa Mustafës për letrën e Mogherinit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 00:46
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke folur për letrën garantuese të ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.

Na u është dukur një siguresë e mirë….Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjuan në mbeturina. Varet qysh e koncepton.

Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor.

Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, tha Konjufca në RTV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat