Sadiku thotë se veriu po i kthehet normalitetit

Aktuale

Sadiku thotë se veriu po i kthehet normalitetit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 18:21
Skender Sadiku

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku ka thënë se nuk ka pasur telashe gjatë seancës solemne kur Erden Atiq ka dhënë betimin e tij për kryetar të kësaj komune.

Sipas Sadikut, meqenëse ky proces ka shkuar pa telashe, tregon që dalëngadalë po rikthehet normaliteti në veri.

“Kemi qenë 13 asamblistë në këtë ceremoni solemne, është mirë që ka shkuar pa asnjë problem. Nuk ka pasur telashe edhe pse është paralajmëruar se do të ketë telashe me rrymë, me targa, me konstituimin e Asamblesë Komunale kur e kemi kryer betimin pikërisht në këtë sallë ku është mbajtur seanca solemne. E mira e gjithë kësaj është që ka shkuar pa probleme dhe kjo tregon se dalëngadalë po i vijmë një normaliteti dhe një normalizimit që i duhet Komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha ai.

Sadiku, ka treguar për gjendjen me të cilën përballen qytetarët që jetojnë në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Mund ta imagjinoni vetëm një Drejtori ka qenë, gati klinikisht kemi qenë të vdekur. Një Drejtori e Administratës dhe ka rastis që personeli, i cili punon në dhënien e certifikatave popullata nuk e ka vërejtur, pra certifikatat e gjendjes civile janë marrë pa asnjë telashe, tash shpresoj që do të kthehen. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë normalitet dhe kanë nevoja të mëdha. Nuk kemi as Drejtori të Emergjencës, nuk kemi as inspektor”, shtoi ai.

Erden Atiq, gjatë ditës së sotme ka dhënë betimin e tij për kryetar të Komunës së Veriut, i cili u zgjodh i pari në zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat