Ambasadori amerikan tregon qëllimin e ‘Defender Europe 23’ - Ministri Mehaj jep lajmin e mirë: Kemi blerë pajisje ushtarake

Aktuale

Ambasadori amerikan tregon qëllimin e ‘Defender Europe 23’ - Ministri Mehaj jep lajmin e mirë: Kemi blerë pajisje ushtarake

Më: 21 maj 2023 Në ora: 08:21 Përditësuar në ora: 13:07 më 21.05.2023
Vetura ushtarake të FSK-së

Ambasadori Hovenier: Qëllimi i ‘Defender Europe 23’ është të tregohet aftësia e forcave ushtarake për të mbrojtur aleatët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se një ndër qëllimet “Defender Europe 23” është për të treguar aftësitë e forcave ushtarake të SHBA-së, për të zbarkuar shpejtë për të siguruar aleatët.

Këto deklarata ambasadori i bëri në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 23”.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu me juve. ‘Defender Europe” është ushtrim shumë kombesh i 26 shteteve aleate. Një ndër qëllimet është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së, për të zbarkuar shpejtë trupat, për të mbrojtur aleatët, për të parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen”, theksoi ai.

Ambasadori tha se janë vetëm 4 vjet nga formimi i FSK-së dhe se është i mahnitur me përparimin e ushtrisë.

Tashmë kemi parë profesionalizimin e FSK-së, jemi të mahnitur me përparimin e FSK-së. Ka reaguar shumë shpejtë në Turki e Shqipëri pas tërmeteve”, pohoi ai.

Tutje, ai tha se do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në.

Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere. 

Mehaj: Kemi blerë pajisje ushtarake, do ta mbrojmë atdheun kur do që të është e nevojshme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë hapesë të “Defender Europe 23”, ka thënë se Kosova është shteti i katërt që ka më së shumti pjesmarrës, rreth 1400 trupa.

Mehaj ka thënë se ushtrimet e FSK-së për këtë stërvitje kanë filluar para 1 viti.

“Vendi i 4 më më së shumti pjesëmarrës. Kemi filluar që 1 vit ushtrimet, kemi blerë pajisjet ushtarake e kemi bërë stërvitje Është e rëndësishme ngritja e kapaciteteve. Rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një, në NATO. Ne do të plotësojmë çdo detyrë, që të jemi pjesë e NATO-s”, theksoi ai.

Ministri tha se do ta mbrojnë atdheun, dhe se liria i takon popullit.

“Do ta mbrojmë atdheun kur do të është e nevojshme. Liria i takon vendit, vendi i takon popullit, paqja është rruga jonë dhe e vetmja”, pohoi ai.

Ministri iu uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë stërvitje, duke shtuar se duhet dëshmuar se janë të gatshëm për të qenë pjesë e NATO-s.

“Europe Defender 23”, Kurti: Bashkimi bën fuqinë

Ka nisur ushtrimi “Defender Europe 23”.

Nikoqir i këtij organizimi të madh ushtarak është Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se togfjalëshi “Strong Together” është sikur e kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut, “Bashkimi bën fuqinë”.

“Defender 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar, 15 muaj pas invasionit rus në Ukrainë”, tha Kurti.

“Defender 23”, është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejt 24 mijë ushtarë.

FSK është njëra nga kontribueset më të mëdha me 1 mijë e 300 ushtarë

Osmani: “Defender Europe”, ushtrim historik për FSK-në, kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur e para në ceremoninë së fillimit të ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe” në Prishtinë, duke iu thënë së pari ushtarëve të FSK-së “ju jeni gardianë të paqes”.

“Forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne i ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që çdo ditë po i kultivojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë”, tha Osmani.

Presidentja tha se objektivi kryesor i ushtrimit “Defender Europe ’23” është “që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleateve kundër agresorëve të mundshëm dhe për t’i siguruar aleatët dhe partnerët europianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme”,.

“Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin europian, për Forcën tonë të Sigurisë”, tha Osmani, duke kujtuar të kaluarën.

“Do të demonstrojnë se ata janë të gatshëm për t’i realizuar detyrat kudo që ka nevojë”, tha ndër tjerash presidentja.

Në stërvitjen e sivjetme do të marrin pjesë pesë ushtri të NATO-s. Ushtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të stërviten në pjesë të ndryshme të Kosovës deri më 2 qershor dhe do të shoqërohen nga pesë oficerë të lartë të ushtrisë amerikane.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Kosova do ta ketë trefishin e numrit të ushtarëve që do të marrin pjesë në stërvitjet e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e kësaj ngjarjeje do të jetë edhe ekspozimi i pajisjeve të FSK-së, që do të bëhet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

FSK-ja gati për stërvitjen e madhe “Defender Europe” me 5 ushtri të NATO-s, nënkoloneli jep detaje

Në prag të nisjes së ceremonisë së fillimit të ushtrimit më të madhe ushtarake ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe” nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Albert Kuçi ka treguar se stërvitja udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe se në të dotë marrin pjesë 24 mijë trupa.

“Ky ushtrim do të shtrihet në Europën lindore dhe nis nga Sllovenia”, tha Kuçi për televizionin publik.

Kosova këtë vit do të përforcohet me 1500 pjesëtarë. Kosova sivjet do të marrë pjesë në dy ngjarje”, tha ai.

“Unë po ju them për hajër e urime ushtrimi”, tha nënkoloneli, duke përmendur paraprakisht fjalët e Adem Jasharit që u thoshte bashkëluftëtarëve “për hajër lufta”.

Në stërvitjen e sivjetme do të marrin pjesë pesë ushtri të NATO-s. Ushtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të stërviten në pjesë të ndryshme të Kosovës deri më 2 qershor dhe do të shoqërohen nga pesë oficerë të lartë të ushtrisë amerikane.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit Kosova do të ketë trefishin e numrit të ushtarëve që do të marrin pjesë në stërvitjet e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, etj.

Në prag të nisjes së ceremonisë, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet janë parë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Pjesë e kësaj ngjarjeje do të jetë edhe ekspozimi i pajisjeve të FSK-së, që do të bëhet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Në ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat