Imeri: Veriu po përdoret për të luajtur me dy karta

Aktuale

Imeri: Veriu po përdoret për të luajtur me dy karta

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:41
Dorajet Imeri

Analisti Dorajet Imeri thotë se situata në veri po përdoret për të luatuar me dy karta.

Ai thotë se situata në terën është ndryshe nga ajo çfarë paraqitet.

Imeri tha se njëra kartë është që Kosovën ta detyrojë të jap propozimet dhe e dyta që veriu të mbahet i tensionuar dhe në këtë situatë të negociohet drafti i Asociacionit.

“Tereni në Kosovën e Veriut po përdoret për të luajtur me dy karta. E para për ta shtyrë Kosovën që të propozojë dhe e dyta që ta mbanë të tensionuar duke negociuar për draftin që e ofron. Situata e sigurisë atje do të përdoret gjatë gjithë procesit”, ka thënë Imeri.

Sipas tij marrëveshja në parim nuk do të pranohet ngase Serbia nuk është e interesuar.

“Nuk do të pranohet marrëveshja në parim dhe me gjasë nuk do të pranohet asnjëherë, sepse Serbia është e interesuar për marrëveshje të keqe dhe çfarëdo që të ofrojë Kosova në fazën vijuese do të përdoren serbët përsëri dhe në këtë mënyre me gjasë e tërë marrëveshja do të na shkojë dëm”, tha Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat