​Menaxhimi me Iber-Lepenc, përplasen Hajdari dhe Beqa

Aktuale

​Menaxhimi me Iber-Lepenc, përplasen Hajdari dhe Beqa

Më: 25 maj 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Në seancën e sotme plenare kanë vazhduar përplasjet në mes të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Hajdari ka replikuar me deputetin Hajdar Beqa duke i thënë se Qeveria Kurti ka arritur ta ndalë keqpërdorimin në ministri.

Hajdari-deputetit të PDK-së: Kur jeni brengosur ju për Iber-Lepecin dhe menaxhimin e parasë publike?

“Sa herë që ju po flisni dhe po na sulmoni veç po na rrisni besimin publik për qeverisjen tonë, me gjasë këtë mllef që e keni kaq shumë në mua dhe kryeministrin Kurti ne vërtetë diçka po bëjmë mirë për popullin tonë. Por, kur jeni brengosur ju për Iber-Lepecin dhe menaxhimin e parasë publike, kur ju ishit në drejtim të Iber-Lepecit kur kishit ju ndonjë përkrahje të qeverisjes së mirë, asnjëherë, ju keni qenë gjithmonë në keqpërdorim të parasë publike kjo është historia jote, dhe historia jonë është se po ndalet keqpërdorimi dhe gjakderdhja financiare në MINT”, tha ajo.

Ndërsa deputeti Hajdar Beqa, u shpreh se në kohën sa ka udhëhequr me Iber-Lepecin asnjëherë nuk ka pasur shkelje.

Beqa: Gjatë kohës kur menaxhoja me Iber-Lepecin nuk kishte asnjë shkelje

“Personalisht ndihem mirë për çdo gjë, që kam qenë në luftë në Kosovë por edhe në Iber-Lepenc e kam menaxhuar mirë dhe për 5 vite nuk kam pas asnjë ankesë, asnjë shkelje krejt auditimet kanë dal mirë, kurse kjo ministrja pikërisht për projekte të ndërmarrjeve publike që kanë të bëjnë edhe me Iber-Lepencin kjo ka shkruar emaile, kjo ministrja që po e luan këtu njeriun e mirë pikërisht kjo ka shkruar mesazhe e ka ndërruar email me disa investitorë dhe disa zyrtarë që sot janë nën dyshime për projekte të ndërmarrjeve publike”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat