Hasani: Draft-statuti i ekipit menaxhues që e shkarkoi Kurti, është i vlefshëm

Aktuale

Hasani: Draft-statuti i ekipit menaxhues që e shkarkoi Kurti, është i vlefshëm

Më: 25 maj 2023 Në ora: 23:58
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani u shpreh se draft-statuti i ekipit menaxhues që u prezantua në Bruksel është valid, ani pse u shkarkua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Po është valid. Po si nuk diskutohet, se ai e ka formuar një organ i cili është themeluar mbi bazën e marrëveshjës inekzistuese”, tha ai duke theksuar se dokumenti ka mbetur dhe nuk mund të shkarkohët njëanëshëm.

“Ky dokument që e ka propozu z.Kurti nuk mundet me qenë bazë për diskutim, e vetme ai është. Ky mundet me këto baza me plotësu atë, nëse pajtohen palët. Por, vetë nuk bëhet”, tha Hasani.

Hasani u shpreh se në fund ky draft-statut duhet të rikthehet në Gjykatë Kushtetuese para se të dekretohet.

Nga ana tjeter,  Hasani tha se është e sigurt se komunat në veri nuk mund të funksionojnë me kryetarë shqiptarë.

“Për me shku me arsyetim juridik, nuk është dashtë me ardhë deri këtu. Tash është problem politik dhe kjo e ka pasojën tjetër. Dhe çka po ndodhë tani këtu? A po e shihni efektivisht popullsia shumicë ka ardhë në sistem paralel, jo ata. Kryetarët e Komunave tash që janë zgjedhë operojnë prej shpijave të tyre, se s’guxojnë me shku atje”, tha Hasani duke shtuar se me këtë është demostru pafuqia e shtetit.

Sipas tij,  shtrirja e sovranitetit me dhunë është mungesë sovraniteti.

“Kur shtrirja e sovranitetit shoqërohet me dhunë dhe me delegjitimim të vullnetit politik të njësive politike lokale siç ka qenë rasti, është mungesë e sovranitietit”, ka thënë Hasani.

Ai tutje tha kritikoi Qeverinë pasi që sipas tij qytetarët i futi “në lojë” dhe po iu thotë nuk jeni udhëheqës “përnime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat