Vjen reagimi nga SHBA-të për ngjarjet në veri

Aktuale

Vjen reagimi nga SHBA-të për ngjarjet në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 16:42
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Hovenier thotë se SHBA dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”- ka shkruar Hovenier në Twitter.

Që nga mesdita, në katër komunat e veriut të vendit është dëgjuar alarmi, ndërsa pranë disa objekteve komunale, si në Zveçan e në Zubin Potok, janë parë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar futjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Pesë policë të Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi janë sulmuar nga protestuesit në Zveçan me mjete të forta dhe shok-bomba, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat