Reagon edhe Avdullah Hoti për tensionet në veri

Aktuale

Reagon edhe Avdullah Hoti për tensionet në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:19
Avdullah Hoti

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të ketë ligj dhe rend në të gjithë Kosovën.

Ai po ashtu ka theksuar se veprimet duhet të jenë të menduara mirë, dhe të koordinuara me miqtë e Kosovës.

Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri. Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Situata në veri është tensionuar që nga mesdita e sotme, si shenjë pakënaqësie nga serbët lokal pas betimit që kanë bërë dje kryetarët e komunave në Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat