Policia largon barrikadat e vendosura në Leposaviq

Aktuale

Policia largon barrikadat e vendosura në Leposaviq

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:22
Barrikadat në veri

Policia e Kosovës ka filluar t’i largojë barrikadat që janë vendos në Komunës e Leposaviqit.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i gazetarëve i cili është në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, minuta më parë qytetarët serbë në Leposaviq i kanë bërë rezistencë Policisë së Kosovës, duke mos iu bindur urdhrave për t’u larguar.

Ndërkohë, Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat