Sveçla deklarohet pas takimit me kryetarin e Leposaviqit

Aktuale

Sveçla deklarohet pas takimit me kryetarin e Leposaviqit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi,  ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe se janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim.

“I dëshirova punë të mbarë shpreha mbështetjen tonë u pajtuan që të gjitha institucionet të punojnë për të mirën e qytetarëve. Përkundër vështirësive ne jemi të bindur që të gjitha vështirësitë do ti tejkalojmë”, tha Sveçla.

I pyetur se a do të vazhdojë Policia e Kosovës të qëndrojë para komunave, Sveçla tha se Policia është e Kosovës dhe se kjo pjesë e vendit është Republikë e Kosovës.

“Policia e Kosovës është Polici e Kosovës, këtu është Republikë e Kosovës “,tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat