Analisti me fjalë prekëse për 19-vjeçarin që vdiq në vendin e punës në Prizren: Dhimbja ma kafshon shpirtin o djalë hastreti!

Aktuale

Analisti me fjalë prekëse për 19-vjeçarin që vdiq në vendin e punës në Prizren: Dhimbja ma kafshon shpirtin o djalë hastreti!

Nga: A.Zh Më: 28 maj 2023 Në ora: 09:02
Klodian Zogaj

Analisti politik Skënder Zogaj, ka reaguar për rastin e 19-vjeçarit, Klodian Zogaj, që vdiq tragjikisht në vendin e tij të punës duke rënë nga lartësia e objektit banesor, i cili ishte duke u ndërtuar në Prizren.

Zogaj ka treguar se Klodianin e ka kushëri, duke shkruar fjalë prekëse për të, përcjell Bota sot.

Sipas analistit, Klodiani ishte djalë hastreti, por ngushëllim i familjes së tij është fakti që ai vdiq ndershëm, duke fituar bukën e gojës me djersën e pastër.

“Lamtumirë i dashur Klodian

Sa e pafuqishme fjala, mendimi dhe kuptimi i rrëfimit për ta shprehur peshën dhe dimensionin e dhembjes, që sot po ma kafshon shpirtin, kushëriri im Klodian Driton Zogaj - i miri dhe i bukuri - Zogu i bardhë i Zogajve të Lladrocit, që sot për ty është në ditë zie!

Vdekje më shumë se tragjike, pakufishëm e dhimbshme, o djalë hasreti, vetëm 19 vjeç - u këpute si një lule që era e shkëput nga vazoja e një ballkoni të lartë!

Klodian vdekja jote ua ka lëndua shpirtin të gjithëve. Mirëpo në këtë dhembje të zezë, ngushëllim e kemi vdekjen tënde të bardhë e të ndershme, duke u përpjekur për ta fituar bukën e gojës me djersën e pastër të ballit. Kjo është vlerë hyjnore, Klodian, dhe ti je dëshmor i punës, i ngjashëm me dëshmorët e luftës, që bien duke ruajtur të pastër nderin e familjes dhe forcimin e atdhet!

Klodian ti kalove në amshim, por do jesh përgjithmonë i paharrueshëm në zemrat tona!”, ka shkruar Zogaj në një postim në Facebook.

Ndryshe, i ndjeri është varrosur dje në varrezat e lagjes së “Balajve” në fshatin Lladroc./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat