​Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë

Aktuale

​Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 21:19
Osmani dhe Erdogan, arkiv

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitorën e zgjedhjeve të sotme presidenciale.

Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Erdogan do të vazhdojë ta udhëheq Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pret të punojnë së bashku për të ndërtuar bashkëpunimin e shkëlqyer të dy shteteve tona.

Presidenti turk, Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi.“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e 'Shekullit të Turqisë', tha presidenti Erdogan pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës.

Erdogan kishte kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat