Serbi me simbole çetnike provokon ushtarët e KFOR’it në Zveçan

Aktuale

Serbi me simbole çetnike provokon ushtarët e KFOR’it në Zveçan

Më: 31 maj 2023 Në ora: 13:37
Protestues

Në komunën e Zveçanit ku po zhvillohet protestë nga ana e serbëve, situata po vazhdon të jetë e qetë.

Ekipi i medias i cili po qëndron në këtë komunë raporton se një serb ka provokuar ushtarët e KFOR’it.

Në fotografi personi në fjalë shihet teksa e mbanë një flamur të Serbisë, ndërsa në kokë ka të vendosur një kapele me simbole çetnike.

“Pse e keni mbyllur rrugën”, ka qenë pyetja nga ai drejtuar ushtarëve të KFOR’it duke bërtitur. Këta të fundit nuk kanë reaguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat