Macron e Scholz pritet të bisedojnë me Osmanin e Vuçiqin

Aktuale

Macron e Scholz pritet të bisedojnë me Osmanin e Vuçiqin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 17:27
Emmanuel Macron, Ofal Scholz dhe Vjosa Osmani

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimet do të zhvillohen ndaras, në margjina të samitit Komuniteti Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav, Kishinjev.

Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë.

Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, presidenti francez ia ka hedhur gjithë përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë.

“Autoritetet e Kosovës janë përgjegjëse për trazirat që janë rritur ndjeshëm”, ka thënë ai.

Presidenti francez iu bashkua qëndrimeve të shumicës së komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët e dënojnë lëvizjen e njëanshme të autoriteteve të Kosovës që nga e premtja, kur tensionet filluan me hyrjen e dhunshme të forcave policore së bashku me kryetarët e tri komunave në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat