“Kurti mbron Kosovën, Hovenieri interesat e ShBA-së”

Aktuale

“Kurti mbron Kosovën, Hovenieri interesat e ShBA-së”

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:22
Albin Kurti dhe Jeff Hovenier

Njohësja e zhvillimeve diplomatike, Nora Visoka, duke folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e mbron integritetin e Kosovës, ndërsa ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, po i mbron interesat e shtetit të tij.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ajo ka theksuar se është me rëndësi që i gjithë spektri politik të bashkërendohen me Qeverinë e Kosovës.

“Mendojmë për një moment për Kosovën. Kryeministri i Kosovës nga pikëpamje e tij është duke e mbrojtur interesin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërkaq ambasadori amerikan në Kosovë është duke i mbrojtur interesat e shtetit të tij – këtu qëndron problemi sipas asaj çfarë po shohim”.

“Pastaj shtrohet pyetja, a mund të shtyjë përpara Kosova në këtë mënyrë mbrojtjen e interesave dhe integritetit territorial apo jo? Nuk besoj që Qeveria e Kosovës ka refuzuar të bashkëpunojë me ShBA-në, por mendoj se këtu ka mospërputhje fundamentale të interesave të të dyja palëve”.

Sipas saj, ambasadori amerikan e ka fuqinë më të madhe politike globalisht dhe ai mund të dalë në Twitter me deklarata të ndryshme publike të cilat e ndëshkojnë Kosovën dhe si pasojë edhe popullata e Kosovës dhe politikanët tjerë janë në një lloj paniku.

“Por, unë mendoj se është shumë me rëndësi që në këtë moment ku ndodhet Kosova, të bashkohen të gjitha partitë – të bashkohen njëzëri me Qeverinë e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat