“Zhvillimet e fundit në veri, ndër më të rëndat ndonjëherë”

Aktuale

“Zhvillimet e fundit në veri, ndër më të rëndat ndonjëherë”

Më: 31 maj 2023 Në ora: 19:08
Pamje nga veriu

Situata në veri e cila është tensionuar që nga e premtja pas protestave të dhunshme të qytetarëve serbë, në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan të cilët po kundërshtojnë që kryetarë e ri të zgjedhur ta ushtrojnë detyrën nga objektet komunale, sipas njohësit të sigurisë, Hajrullah Tërnava kanë qenë ndër më të rëndat.

Ai tha se në këto trazira për herë të parë janë përdorur edhe armët e zjarrit nga protestuesit si dhe ka pasur dhjetëra ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Këto trazira ishin më të rrezikshmet deri më tani nga viti 2021 dhe ndoshta edhe më herët, sepse në asnjë protestë më përpara nuk ka pasur përdorim të armatimit nga protestuesit, e këtu patëm edhe plagosje të ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë Tërnava.

Gjatë këtyre protestave janë sulmuar edhe ekipet e mediave, ku disa gazetarë janë sulmuar fizikisht. Ka pasur dëmtime të pajisjeve e veturave.

Ai i pyetur për menaxhimin e situatës në veri të vendin nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se ka pasur angazhim dhe se janë detyrat janë kryer si duhet.

“Marrë në përgjegjësi sikur Sveçla dhe Policia e Kosovës janë angazhuar dhe kanë kryer detyrat si duhet , ku nuk kemi pasur dezertime apo diçka të tillë që është e mirë. Kemi parë z. Sveclën në vizita të Policisë në këto zona dhe duke i qëndruar afër pjesëtarëve të policisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat