Faton Abdullahu tregon a do ta mbështesë PDK-ja rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Faton Abdullahu tregon a do ta mbështesë PDK-ja rrëzimin e Qeverisë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 00:53
Faton Abdullahu

Kryesia e PDK-së ende nuk ka diskutuar nëse do t’i jap mbështetje propozimit të AAK-së për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Sipas zëdhënësit të këtij subjekti politik, Faton Abdullahu një qëndrim të tillë PDK-ja do ta bëjë të ditur në vazhdim.

Sipas Abdullahut, në rrethanat politike që ndodhet Kosova, partia e Kurtit, Vetëvendosje s’mund të forcohet më shumë siç kishte ndodhur dy vite më parë, kur qeveria Kurti1 u rrëzua nga mocioni i mosbesimit.

“Por, ne si PDK kur t’i hyjmë kësaj pune, mocionit duhet ta kemi të qartë, a po fitojmë, a po kemi sukses apo mos po ndodhë tjera që ne dalim bajmë hygjum po e rrëzojmë, dhe nuk e rrëzojmë por e forcojmë më shumë. Kanë ndryshuar rrethanat, s’besoj që forcohet në asnjë mënyrë.”, deklaroi tutje Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat