Për dhunën ndaj KFOR-it, reagon sërish Stoltenberg

Aktuale

Për dhunën ndaj KFOR-it, reagon sërish Stoltenberg

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 09:16
Dhuna ndaj KFOR-it

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte "krejtësisht e papranueshme".

Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan - komunë në veri të Kosovës – lanë 30 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues, më 29 maj.

Trazirat në veri të Kosovës u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në këtë zonë me shumicë serbe, më 26 maj.

Kujtojmë, se edhe sot kanë nisur protesta në veri./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat