Tensionet në veri, Kuvendi nesër mban seancë të veçantë

Aktuale

Tensionet në veri, Kuvendi nesër mban seancë të veçantë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:02
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nesër pritet të mbajë një seancë të veçantë.

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë situata në veri të vendit.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Ndryshe, seanca është thirrur pas gjendjes së krijuar  në veri të vendit, ku serbet lokal të tri komunave Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, po protestojnë që pesë ditë radhazi, duke kundërshtuar kështu, hyrjen në objektet komunale, të kryetarëve të rinj shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat