PDK akuzon Kurtin se krijoi kaos në veri

Aktuale

PDK akuzon Kurtin se krijoi kaos në veri

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:30
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se ka krijuar kaos në veri të vendit.

Ai i kërkoi Kurtit që për çfarëdo zgjidhje atje të ketë një bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë dhe veçmas ShBA-në.

"Është e rëndësishme që çdo hap që do të ndërmerret si për organizim të zgjedhjeve të reja, të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit", tha ai.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u caktuan për të merkurën, vazhdimi i seancës, si dhe dy seanca plenare të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat