Arrijnë 500 ushtarë turq në Kosovë

Aktuale

Arrijnë 500 ushtarë turq në Kosovë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:57
KFOR

NATO ka dalë me një njoftim për arritjen e 500 ushtarëve turq në Kosovë, pas dhunës së paprovokuar dhe të papranueshme në veri të Kosovës që la të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Në këtë njoftim të Aleancës Veri-Atlantike tregohet se ushtarët turq të këmbësorisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s në Kosovë.

Ky batalion fillimisht do të vendoset në kampin “Sulltan Murat” dhe do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

“Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, ka njoftuar  NATO.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat