Krasniqi: Asnjëherë nuk kam pa shqetësim më të madh

Aktuale

Krasniqi: Asnjëherë nuk kam pa shqetësim më të madh

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 12:22
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian, Mioslav Lajçak.

“Asnjëherë nuk kam pa zhgënjim më të madh nga amerikanët me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se zgjidhja i takon ekzekutivit të vendit.

“Është e paarsyeshme që presidentja Osmani të heshtë. Qeverisë i takon zgjidhja për situatën. Për këtë e kanë votuar qytetarët”, ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Ai në takim me Escobarin dhe Lajçakun, ishte edhe me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat