Krasniqi: Escobarit e Lajçakut u shpreha konstruktivitetin e PDK-së

Aktuale

Krasniqi: Escobarit e Lajçakut u shpreha konstruktivitetin e PDK-së

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:06
Memli Krasniqi

Pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani.

Krasniqi deklaroi se nga partnerët ndërkombëtarë janë informuar në detaje për gjendjen dhe kërkesat.

Në këtë pikë, kreu i PDK-së u shpreh se nuk ishte e lehtë që nga partnerët strategjik të Kosovës të dëgjohen ankesa karshi veprimeve të institucioneve, duke shtuar se sa i përket PDK-së, ajo  do të vazhdojë që të ketë konsultime ditore me të gjitha personat përgjegjës edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në atë pjesë.

Duke akuzuar kryeministrin dhe presidenten se po krijojnë kriza të panevojshme, Krasniqi u shpreh se shqetësimi është i madh është se nuk ka lëvizje përpara.

“Zgjidhja është Qeveria, përgjegjësitë janë te Qeveria, te presidentja. Populli i ka zgjedhë këta njerëz për t’i zgjidhur problemet, jo për t’i krijuar”, tha ai.

Kreu i kësaj partie opozitare u shpreh se është e paarsyeshme që presidentja e vendit të vazhdojë të hesht për përjashtimin e FSK-së nga ushtrimi ushtarak ‘Defender Europe 2023’.

“Ajo duhet të flasë edhe për shuarjen e ëndrrës së 1000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë”.

Krasniqi tha se PDK  do të jetë në konsultim ditor brenda saj dhe me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut për të parë se cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat