AAK i reagon Mimoza Kusarit: Ndalni mashtrimet

Aktuale

AAK i reagon Mimoza Kusarit: Ndalni mashtrimet

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 23:49
Mimoza Kusari

Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka ka reaguar ndaj deklaratave të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari, e cila ka krahasuar çështjen e taksës në kohën e Qeverisë Haradinaj me atë aktualen të Qeverisë Kurti në raport me kërkesën e SHBA-së.

Kusari-Lila ka thënë se çështja e taksës ka qenë më dramatike sesa kjo ndëshkimeve amerikane ndaj Qeverisë Kurti, gjë që ka zgjuar reagim nga AAK-ja.

“Mimoza Kusari paska deklaru se se situata ka qenë më dramatike me taksën ndaj Serbisë nga Qeveria Haradinaj, se sa sot me sanksionet amerikane ndaj Kurtit. Po ta rikujtojmë se taksa u vendos me 21 nëntor 2018, e falë koordinimit dhe bashkërendimit të Kryeministrit Haradinaj me Amerikën arritëm ta kalojmë krijimin e Ushtrisë, veç pak ditë më vonë, me 14 dhjetor 2018″, ka shkruar Blaka në Facebook.

Drejtori i Informimit në AAK, ka përfunduar adresimin e tij me pyetje dhe porosi për Kusari Lilën.

” Ku po e shihni gjendjen më dramatike në atë kohë sesa tani Mimoza Kusari?

Flisni drejt para qytetarëve, mjaft me mashtrime”, ka shkruar Blaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat