Tahiri: Problemi i Kurtit me Amerikën është personal

Aktuale

Tahiri: Problemi i Kurtit me Amerikën është personal

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:06
Xhafer Tahiri

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri duke folur për situatën aktuale në veri të vendit,  thotë se Kosova duhet të koordinohet me aleatët.

Ai theksoi se metoda që ka zgjedhur kryeministri Albin Kurti për shtrirjen e sovranitetit, është metoda e dhunës.

“Metoda që Kurti ka zgjedhur është metoda e dhunës dhe metoda e populizmit të përzier me nacionalizëm. Pa asnjë dyshim, që në këtë moment ne nuk kemi nevojë as për populizëm e as për një lloj të përzier me aso lloj nacionalizmi, sepse nuk kemi të bëjmë fare me këtë, por kemi nevojë për veprime të mençura, të koordinuara. Tani kur kemi tentim të hapur të Rusisë për të ndikuar në Ballkan, për të hapur një krizë të re krahas Ukrainës në Evropë. Ne nuk duhet dhe nuk bën në asnjë mënyrë që të kontribuojmë në këtë agjendë të deastabilizimit të rajonit”, deklaroi ai.

Tahiri potencoi se kryeministri Kurti ka probleme personale me SHBA-në.

“Por duhet që çdo veprim tonin ta koordinojmë me aleatët tanë, me SHBA. Mooskoordinimi me SHBA, në fakt nëse e shohim historinë e Kurtit, mund të themi se problemi i tij me Amerikën është personal. Por ai nuk duhet ta bëjë problemin e tij personal me Amerikën, problem të popullit të Kosovës. Sepse populli i Kosovës është një popull proamerikan”, u shpreh ai.

Ish-kryetari i Vushtrrisë shtoi se “për fat të keq, këto bindje personale të Kurtit janë shëndrruar në dëme për Republikën e Kosovës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat