Peci i Zveçanit thotë se e ka formuar kabinetin

Aktuale

Peci i Zveçanit thotë se e ka formuar kabinetin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 20:42
Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tash e dy javë pozitën e tij po e ushtron nga zyra e gjendjes civile në fshatin Lipë të kësaj komune.

I sapo zgjedhuri, që vjen nga PDK thotë se punën e fillon çdo ditë rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe e mbyll deri në orën 16:00 të pasditës. Ndonëse po kundërshtohet nga qytetarët serbë të komunës që e drejton, Peci shprehet se agjendën e ka goxha të ngjeshur.

Madje thekson se tashmë e ka formuar edhe kabinetin e tij, por pa treguar se kush dhe sa janë ata, veçse shpjegoi se së shpejti do t’i bëjë publikë emrat  e tyre.

Kurse sa i përket drejtorive kreu i Zveçanit bën me dije se është në përfundim e sipër.

Por, një gjë është e sigurt dhe e konfirmuar nga ana e tij se tani  është bërë me zyrtare për informim.

Ilir Peci i cili është zgjedhur më 23 prill në krye të Zveçanit, komunë kjo me shumicë serbe, vetëm ditën e premte të 26 majit hyri në objektin zyrtar komunal kur u tensionua dhe situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat