“Rama kërkon të jetë tutor i Kosovës!”

Aktuale

“Rama kërkon të jetë tutor i Kosovës!”

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 14:44
Albin Kurti dhe Edi Rama

Deputeti shqiptar në Malin e Zi, Genc Nimanbegu komentoi në një intervistë për Euroneës Albania draft-statutin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për asociacionin.

Nimanbegu u shpreh se ishte habitur nga fakti që Rama e kishte dërguar draftin pa u konsultuar me Prishtinën zyrtare. Sipas tij, Rama e bën këtë sepse dëshiron të tregohet si tutor i Kosovës.

“Procesi i nxitur nga ndërkombëtarët duhet përkrahur, por kam shumë rezerva për mënyrat si po ndryshojë pozita e aleatëve. me sa duket influenca e Vuçiç është forcuar. Më habit që Rama nisi draftin pa u konsultuar në Kosovë. Ndoshta sepse Rama do të tregohet si tutor në Kosovë, që është e gabuar kur qeverisë dhe popullit të Kosovës i takon të ketë fjalën përfundimtare”, tha Genc Nimanbegu.

Propozimi i Kryeministrit u bë dy ditë më parë në një konferencë në media. Mirëpo në Prishtinë vetëm disa emra nga opozita i dolën pro, ndërsa pjesa tjetër u shprehën se drafti duhej konsultuar më parë me Prishtinën.

“Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, shprehej Mimoza Kusari Lila. Po ashtu kundër dolën edhe Fatmir Limaj dhe Fatmir Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat