Jurisit: Kurti nuk e themelon Asociacionin

Aktuale

Jurisit: Kurti nuk e themelon Asociacionin

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 19:34
Albin Kurti

Profesori dhe juristi, Blerim Burjani ka folur për mosdëgjueshmërinë e kryeminsitrit Albin Kurti me ndërkombëtarët.

“Në raportet ndërkombëtare veprohet sipas itneresit që ka shteti, jo individei se çka ndjenë për një bashkësi ndërkombëtare ose për një shtet, por çka është në dobi të qytetarëve të vendit. Ai njeri (Albin Kurti) duhet të zhvesh petkun e vet personal, duhet me u balalfaqu me atë se çka është interes i Kosovës, ky ballafaqim nuk është i lehtë, por edhe kauza ku nisësh ti nuk është e lehtë nëse e ke kauzën e qartë ka po do me shku”, thotë Burjani.

Sipas tij, kauza e Kurtit deri tash ‘nuk ka krye në fund’, pasi po ec ujërave të turbulltë.

“Ky nuk e ka qëllim themelimin e Asociacionit, dhe nuk ka edhe po donë edhe nuk po donë. Duhesh me kanë më i qartë me veprimet e tua që i ki, edhe ato çka flet edhe në politikën që e bën. Duhet me kanë më i sinqert”, potencoi ndër tjera Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat