Ambasada e ShBA-së në Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ambasada amerikane ka treguar se po e përcjellin nga afër këtë çështje.
“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi.” – deklaroi ambasada e ShBA-së.
Tutje, ambasada amerikane ka deklaruar se vendimi ndaj Klan Kosovës duket se është marrë papritmas.
“E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm.” - vazhdon tutje reagimi i ambasadës së SHBA-së.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për demokracitë e forta dhe të qëndrueshme.” - përfundon Ambasada e ShBA-së.