Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheq ShBA-ja

Aktuale

Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheq ShBA-ja

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 22:43
Richard Genell

Ish i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ndryshojë kurs dhe dialogun ta udhëheqin ShBA-të.

Ai propozoi disa pika, ku ndër të tjera tha se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.

“Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet”, tha Grenell.

Ai, tutje sugjeroi që kryetarët e rinj të punojnë në lokacione alternative, teksa sipas tij, zgjedhjet e reja atje duhet të zhvillohen menjëherë dhe protestuesit të largohen nga rrugët.

Kujtojmë se që nga fillimi i protestave në veri, nuk është raportuar për asnjë sulm ndaj protestuesve serbë, teksa këta të fundit kanë sulmuar me gurë e shok-bomba gazetarët, policët e KFOR-in.

Në disa raste, protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, ku tre ushtarë të KFOR-it janë plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat