Kuka publikon pamje: Ka nevojë urgjente, shumë lagje s’kanë rrymë e ujë – s’po shoh lëvizje

Aktuale

Kuka publikon pamje: Ka nevojë urgjente, shumë lagje s’kanë rrymë e ujë – s’po shoh lëvizje

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 09:47
Pamje nga vërshimet në Pejë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka i cili është banor i qytetit të Pejës, ka reaguar pas vërshimeve të mëdha që lanë dy viktima mbrëmë në këtë qytet. Ai publikoi pamje direkte nga lagjja ku humbën jetën nënë e bir, teksa bëri thirrje për ndihmë.

Ai njoftoi se dy viktimat e familjes Ademaj jetonin në një lagje me të, për të cilët ndjejnë dhimbje që i humbën.

“Mbramë qyteti ynë u trondit nga një kohë e cila shumë lagje i ka sjell në gjendjen çfarë po shihni në foto! Që të jetë gjendja edhe më e trishtë një nanë e re me fëmiun e saj 5 vjeçar u gëlltit pamëshirshëm në lagjen tonë duke i ba këto vërshime me dhembje për të gjithë ne”, tha ai.

Kuka gjithashtu u bëri thirrje ekipeve emergjente që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës pasi nevoja është e madhe pas ndërprerjes së rrymës e ujit, duke thënë se në orët e para të mëngjesit nuk ka parë ndonjë lëvizje për ndihmë.

“Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë qysh sot të u vijnë në ndihmë qytetarëve kudo që vërshimet kanë depërtuar. Përndryshe shumë lagje po përballen me shumë probleme dhe koha nuk pret,sot spo shoh ende asnjē lēvize ende pērkundër që është mëngjes i hershem. Peja ka nevoj urgjente që të rimëkëmbet,shumë lagje janë sot në mëngjes duke u përball me mungesa nga më të ndryshmet,rrymë,ujë e shumë probleme tjera”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat