Gruda: PDK-ja s’hesht, kanë ndryshuar standardet e opozitëbërjes

Aktuale

Gruda: PDK-ja s’hesht, kanë ndryshuar standardet e opozitëbërjes

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:56
Përparim Gruda

Kordinatori për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur rreth bërjes së opozitës nga kjo parti, e cila shpesh herë në opinion politik u kritikua për opozitë pasive.

Gruda ka thënë se PDK-ja ka qenë aktive cdo herë, duke ofruar zgjidhje, por kjo dilemë po ekziston në shoqëri për shkak se ka ndryshuar opozitë bërja, duke përmendur edhe rastin se nga një opozitë që ka sulmuar fizikisht kryeministrin, ministra dhe ka thyer qytetin, standardet e kësaj tanimë kanë ndryshuar.

“Unë nuk pajtona që PKD-ja është e heshtur, joaktiv e nuk ka zgjidhje. Partia Demokratike e Kosovës ka pasur qëndrim për çdo temë në Kosovë prej që ekziston qeveria Kurti, dhe ka ofruar edhe zgjidhje. Unë e kam një shpjegim tim pse ekziston kjo dilemë, se standardi I të bërit opozitë këtu ka qenë tjetër. Standardi I të bërit opozitë këtu ka qenë me hedh gaz në Kuvendin e Kosovës, me sulmu fizikisht kryeministrin e Kosovës, me sulmu fizikisht deputetë, ministra, me thy qytetin ,vandalizëm, pra gjithçka ka qenë pjesë e armatës opozitare. Ajo s’ka qenë opozitë, që të jemi të qartë, njerëzit ta dinë, ta bësh një vepër penale nuk është opozitë.’’, tha ai.

Tutje ai ka thënë se për të gjitha temat PDK-ja ka pasur qëndrim, duke theksuar edhe çështjen e veriut e cila sipas tij është një aventurë e Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat