Deputetja Kica-Xhelili e quan propaganduese videon e VV-së

Aktuale

Deputetja Kica-Xhelili e quan propaganduese videon e VV-së

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:06
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj një video-xhirimi të publikuar pak minuta më parë nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Kica-Xhelili ka shkruar se sondazhet e VV-së janë “fake”, videot i ka quajtur porpoaganduese.

Më pyeti dikush dje: “A thu çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së?”
I thash:
Sondazhe fake
Video propaganduese
Panikë
Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video 
#LDKvazhdojmë”,
ka shkruar Kica-Xhelili.

Paraprakisht Lëvizja Vetëvendosje e publikoi një video-incizim, në të cilën shihen kryesisht drejtuesit e partive opozitare, LDK e PDK, teksa akuzohen për sulm pas shpine ndaj partisë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat