Mustafa: Zdravo Milan, erlli dita me koordinim!

Aktuale

Mustafa: Zdravo Milan, erlli dita me koordinim!

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 20:33
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar rreth përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo u dëgjua të kishte folur me Milan Radojçiqin.

“Zdravo Milan, erlli dita me koordinim!”, ka shkruar deputeit i LDK-së në Facebook.

Opozita në Kosovë thotë se këto përgjime tregojnë se ka koordinim mes Qeverisë së Kosovës dhe Listës Serbe.

Ndryshe, edhe partia e Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës në njoftimin e fundit për medie thotë se me përgjimet e fundit të publikuara sot, ku përfshihet shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, kanë rënë maskat dhe bashkë me to edhe perdja e populizmit.

LDK-ja thotë se këto përgjime treguan hipokrizinë e thellë të pushtetit, ku sipas tyre po koordinohet e bashkëvepron me njerëz që janë të lidhur me krimin.

“Për të vërteten dhe faktimin e saj, ne shprehim mirënjohjen. Për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë, LDK -ja shpreh shqetësimim më të thellë.Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cënon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat