Hoxha, Mihalit të VV-së: Mjera unë për ty, ku ishe oj bijë “kreshnike” në të 90-tat?

Aktuale

Hoxha, Mihalit të VV-së: Mjera unë për ty, ku ishe oj bijë “kreshnike” në të 90-tat?

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:05
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar ndaj një shkrimi të anëtarës së Kryesisë së VV-së, Dejona Mihali, ku kritikonte anëtarë të lartë të PDK-së dhe kritikonte protestën e mbajtur dje kundër qeverisë.

Hoxha ka shkruar në Facebook se Mihali por edhe VV-ja po shpifin, po ofendojnë.

Më tej, Hoxha ia ka kujtuar Mihalit se ajo ka ardhë kur Kosova ishte e lirë, teksa e ka pyetur se “ku ishe oj bijë "kreshnike" në të 90-tat?”

Shkrimi i plotë i saj:

Mjera unë për ty...

Lehtë është me ardhë hazër në Kosovën e lirë e me shit dushk për gogla.

Ku ishe oj bijë "kreshnike" në të 90-tat?

Apo atëkohë me fol s'ka mjaftu, por është dasht mu qu e me i grahë punës, protestës e pushkës me mbijetu.

Folni sa të doni, edhe shpifni, edhe përbuzni, edhe fyeni sepse kjo është ushqimi juaj që ju me pa vetën superior dhe të vetmjaftueshëm. (sepse në parimin e barazisë që shiteni, ju e shihni vetën më shumë të barabartë se të tjerët)

Por e kotë ka me qenë.

Sepse midis fjalës dhe punës ka një dallim të madh.

E qeverisja nuk matet me fjalë, as tash e as kur kryhet mandati.

Dil edhe ti, të shohin njerëzia. Mos hi tinza në Kuvend, qysh po të shohim herë e herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat