Hoti: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

Aktuale

Hoti: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:09
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas takimit të djeshëm në Kretë të Greqisë mes kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Hotit, dialogu do të duhej të zhvillohej në Bruksel, e jo siç tha ai, “nëpër skuta e hotele të plazheve”.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, ky takim ishte zhvilluar në kuadër të Simpoziumit e Symit në Greqi.

“Pata një bisedë të gjatë me EUSR-n Miroslav Lajcak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, kishte shkruar Kurti.

Teksa zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi do të marrë pjesë në takimin e planifikuar të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat