Çështja e të zhdukurve ngec në dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Çështja e të zhdukurve ngec në dialogun Kosovë – Serbi

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:03
Foto/Takim

Kosova është bërë anëtare e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur për çka sipas udhëheqësve të procesit të të zhdukurve në Kosovë ky është një hap shumë i rëndësishëm. Mirëpo kjo çështje, për të cilin Kosova e Serbia ishin zotuar në marrëveshjen e Ohrit nuk po duket që po ec para.

Mirëpo, gjatë së mërkurës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se Kosova tashmë me të drejta të plota është anëtare e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

E përfitimet nga ky anëtarësim, për RTV Dukagjinin i ka treguar Andin Hoti, që mban pozitën e kryetarit të komisionit qeveritar për të zhdukurit.

“Kemi kërkuar një donacion me vlerë goxha të madhe që të na ofrohet një databazë për regjistrimin e personave të zhdukur në Kosovë”, ka thënë ai.

Hoti, ka thënë se në Bruksel në takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel, në mungesë të vullnetit të palës serbe, ka dështuar të arrihet referenca e komisionit të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit.

“Ne presim pas harmonizimit se dje nuk kemi arrit që të dakordohemi me Serbinë për këtë, e që kjo duhet shumë shpejt të arrihej….”, ka deklaruar tutje ai.

Ndërkohë familjarët e të zhdukurve presin që ky proces te marrë epilog sa më shpejt, për çka kanë edhe besimin tek Kryeministri Albin Kurti për këtë çështje.

“Pasi që është kryeministër Albin Kurti shpresoj që ky proces do të marrë fund. Me Albinin kemi bërë edhe disa aktivitete më përpara, dhe ai i njeh këtë temë”, është shprehur Nysrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”.

Në mars të këtij viti Kosova dhe Serbia në Ohër ishin zotuar për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit, në bazë të së cilës më pas do të formohet edhe një komision i cili do të kryesohet nga Bashkimi Evropian e që për qëllim ka trajtimin e të zhdukurve gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat