Edhe The Washington Post shkruan për protestën në rastin e Klan Kosovës

Aktuale

Edhe The Washington Post shkruan për protestën në rastin e Klan Kosovës

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:53
The Washington Post

The Washington Post ka shkruar për protestën e gazetarëve kosovarë në mbështetje të fjalës së lirë dhe lirisë së medias që erdhi pas vendimit të qeverisë për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ata i janë referuar artikullit të publikuar nga Associated Press ku është raportuar për protestën e mbajtur sot.

Në shkrim përmenden gazetarët të cilët e kanë cilësuar vendimi ne qeverisë “si një luftë të hapur dhe të paprecedentë…kundër medias”.

Është cituar po ashtu kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, që e ka quajtur vendimin jofer, dhe si presion për ta ndalë Klan Kosovën së bëri atë që po e bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat