Klinaku për Kusari-Lilën: Bashkëbiseduesen e kriminelit e mbron pushteti

Aktuale

Klinaku për Kusari-Lilën: Bashkëbiseduesen e kriminelit e mbron pushteti

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 00:20
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar sërish për bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe zyrtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka akuzuar pushtetin se po e mbron Kusari Lilën, e cila sipas audioincizimeve të publikuara, ka pasur biseda edhe me kriminelin serb që njihet si ‘bosi i veriut’, Milan Radoiçiq.

“Bashkëbiseduesen e një krimineli të shpallur nga Kosova e që është edhe në listë të zezë të SHBA-ve e mbron pushteti, e prokuroria nuk e thërret as për intervistim! Në vend se t’japin dorëheqje e me këtë të lehtësohet hetimi i skandaleve, ngrisin padi duke u munduar që ta  largojnë vëmendjen nga to”, shkroi ai.

Ndryshe, shefja e deputetëve të LVV-së, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, për audio-incizimet të cilat janë publikuar nga mediumi “Nacionale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat