Balje për performancën në DokuFest: Nuk e kuptova mesazhin, ishte ofenduese për femrën

Aktuale

Balje për performancën në DokuFest: Nuk e kuptova mesazhin, ishte ofenduese për femrën

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 18:58
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur për përmbajtjen e performancave në festivalin DokuFest, duke thënë që nuk e ka kuptuar mesazhin e tyre.

Ajo u shpreh se DokuFesti gjithmonë e ka promovuar kulturën, por sipas saj, këtë vit ka qenë krejt ndryshe dhe një gjë e tillë e ka befasuar.

“Duhet pranuar se DokuFesti është një gjë shumë pozitive edhe për Prizrenin edhe për Kosovën. DokuFesti ka sjellë shumë turistë tek ne dhe ka bë marketingun e shtetit në një mënyrë shumë pozitive edhe krejt çfarë kanë bërë ata, kanë bërë për kulturën, për traditën e Kosovës, kanë folur për çdo gjë të mirë”, u shpreh Balje.

Ajo tha se performanca ka qenë me nota erotike dhe sipas saj, ka qenë ofenduese për gruan.

“Këtë vit çka ka ndodhur edhe për mua ka qenë befasi e madhe, unë mendoj se ne nuk e kemi merituar këtë, as si qytet, as si qytetarë të Kosovës, ka qenë një performancë krejt me nota erotike, trupa të femrave nudo. Të them të drejtën nuk e kuptova mesazhin. Me gjithë respektin që e kam për femrat, unë mendoj që ka qenë mënyrë shumë ofenduese për femrën”, u shpreh tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat