Lajçak dhe Borrell do të duhej të ishin aset për Kosovën e jo hendikep

Aktuale

Lajçak dhe Borrell do të duhej të ishin aset për Kosovën e jo hendikep

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 23:37
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, do të duhej të ishin aset për Kosovën në ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë.

Gjatë një interviste Gjini ka thënë se fakti që vendet prej nga vijnë Borrell dhe Lajçak nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të thotë që këta do të bëjnë diqka që bie ndesh me vendet e mëdha evropiane siç është Gjermania, Italia, Franca, Holanda e Austria.

Sipas Gjinit, vendet anëtare të BE-së janë të interesuara që Kosova të ecë si shtet normal dhe nuk janë të interesuara të krijojnë shtete të dështuara.

“Po mendoj që ne duhet me qenë të gjithë pak më të mençur se kaq. Duhet me ditë që politikat e BE-së duhet me reflektu në masë tepër serioze për mos me thënë 100 për qind politikat e vendeve anëtare. Vendet anëtare të BE-së, shumica dërmuese e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përveç pesë që janë që nuk e kanë njohur. Fakti që dy diplomatë vijnë nga dy vende mosnjohëse në rrethana tjera është dashtë me qenë aset për Kosovën e jo hendikep. Për shkak se prapë se prapë nuk mundet Lajçak dhe Borrell të bëjnë diçka që bie ndesh me Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën, Austrinë të cilat e kanë njohur Kosovën dhe nuk kanë me ç’njohur kurrë. Vendet anëtare të BE-së janë tepër shumë të interesuara që Kosova me ecë si shtet normal, nuk janë të interesuara me kriju shtete të dështuara”, është shprehu Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat