Shaip Kamberi: Vrasja e rreshterit të policisë kufitare është sulm terrorist

Aktuale

Shaip Kamberi: Vrasja e rreshterit të policisë kufitare është sulm terrorist

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:58
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë  Shaip Kamberi, ka reaguar për vrasjen e reshterit Afrim Bunjakut.

Ai ka thënë se, vrasja e rreshterit të policisë kufitare të Kosovës në Banjskë të veriut është sulm terrorist dhe tentim për të vrarë çdo përpjekje për ruajtjen e paqes e stabilitetit në këtë pjesë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Akt terrorist!

Përvojat nga luftërat e viteve ’90 në territorin e ish-Jugosllavisë na tregojnë se agresori i mundur, nëse nuk përballet me përgjegjësinë dhe nuk distancohet nga politika e tij pushtuese, fqinjët e tij do t’i shikojë me revanshizëm në pritje të një mundësie për luftë të re.

Vrasja e rreshterit të policisë kufitare të Kosovës në Banjskë të veriut është sulm terrorist dhe tentim për të vrarë çdo përpjekje për ruajtjen e paqes e stabilitetit në këtë pjesë.

Sulmi i sotëm në errësirën e mengjesit ka për qëllim zgjatjen e jetës së grupeve kriminale dhe strukturave paramilitare të cilat me çdo kusht e po tentojnë të nxisin konflikte me ndihmën e Beogradit.

Bashësia nderkombëtare, shpresoj, përfundimisht të dalë përballë nxitjeve destabilizuese me qendër në Beograd të inspiruar nga “Bota serbe”.

Familjes së rreshterit të vrarë i shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta, policëve të lënduar shërim sa më të shpejtë.

Uroj që jeta e humbur sot të jetë jeta e fundit e cila u morr nga dora e strukturave të zeza e kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat