Eurodeputeti Bilçik: Nëse nuk vazhdon dialogu Kosovë-Serbi do të ketë më shumë konflikt

Aktuale

Eurodeputeti Bilçik: Nëse nuk vazhdon dialogu Kosovë-Serbi do të ketë më shumë konflikt

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:24
Vladimir Bilçik

Eurodeputeti sllovak, Vladimir Bilçik, ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia kanë përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të gjitha palët të rikthehen në procesin e dialogut.

Ai, në një intervistë për mediumin anglez “The Guardian”, ka theksuar se “duhet të shikojmë me kujdes situatën si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”.

“Fatkeqësisht”, shtoi ai, “me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet në Kosovë negociatat me të vërtetë kanë ngecur dhe nuk kanë lëvizur në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje – dhe këtë po e them si dikush që është shumë i hapur në kritika ndaj palës serbe”.

Ndër tjera, ai e dënoi sulmin që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Nëse dialogu nuk vazhdon, ne do të shohim më shumë konflikt, më shumë nacionalizëm, më shumë tërheqje nga bota”, ka thënë Bilqik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat