Spath: Mundësia e aneksimit të veriut është goxha e lartë

Aktuale

Spath: Mundësia e aneksimit të veriut është goxha e lartë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:50
Pamje nga veriu i Kosovës

Mike Spath – ish pjesëtar i UÇK-së që ka shërbyer si snajperist në zonën operative të Koshares, gjegjësisht Brigadën 138 Agim Ramadani, deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur në Banjskë është mungesë e sigurisë në përgjithësi në kufi të Kosovës.

Ai shtoi se kishte pasur edhe 10 ditë me herët vërejtje që ekziston një mundësi e futjes së individëve në veri, e kryengritjes.

“Pse nuk reagoi askush, kjo duhet sqaruar. Si askush nuk ishte i përgatitur për këtë”, pyet Spath.

“Unë personalisht besoj se është vetëm fillimi. Mundësia e aneksimit të veriut është goxha e lartë dhe nuk kam asnjë dyshim fare për këtë, për shkak të pajisjeve që janë gjetur aty, pajisje të mjaftueshme për 120-200 persona ushtarakë ose diçka të ngjashme. Duhet të ketë edhe diku tjetër edhe pajisje të tjera gjithandej Kosovës”, deklaroi Spath.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat