Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan

Aktuale

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:33
Sulmi në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se formacioni që sulmoi në Banjskë ishte terrorist dhe i mbështetur nga Serbia. “Serbia është sponsor i terrorizmit”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se e gjithë ngritja e operacionit ka qenë ushtarak.

“Këta e kanë ngritur këtë operacion përgjatë kohës. Nuk është se të gjithë kanë ardhur në të njëjtën kohë. Kanë ardhur pjesë-pjesë. Mendoj se shtabi dhe komanda e tyre ka ardhur këto ditë. Plani i tyre ka qenë një vendosje në terren dhe një zotërim i terrenit. Këta në një moment të caktuar kanë pasur me e shpallë prezencën e tyre si një krah luftarak… I gjithë ky skenar është i përgatitur për të shpallur një ditë prezencës e tyre publike në veri”, u shpreh Haradinaj.

Blendi Fevziu: Serbia po përpiqet të krijojë një situatë të ngjashme me atë që u krijua gjatë UÇK-së në Kosovë? Po tenton të bëjë një paralelizëm mes të dyjave?

Ramush Haradinaj: E pamundur të krahasohet!

Blendi Fevziu: E pamundur sepse popullata serbe nuk doli në asnjë moment t’i mbështeste mesa pashë unë.

Ramush Haradinaj: E pamundur të krahasohet, por plani i tyre me gjasë këtë kanë pasur qëllim, me e deklaru prezencën e vet ende pa shkëmbim zjarri, ende pa luftime me forcat e sigurisë së Kosovës. Mirëpo në këtë rast policia ka vepruar me shpejtësi. Në momentin e parë që ata kanë vepruar, që ka qenë një bllokim rruge.

Haradinaj tregoi edhe si ka rrjedhur dinamika e ngjarjes. Sipas tij ballafaqimi i parë ka ndodhur në orën 3:10 të mëngjesit. Ka qenë një patrullë e zakonshme që është hasur me barrikadën e parë. “Mendoj se koha e mobilizimit dhe koha e arritjes në vendin e ngjarjes ka qenë në favor të policisë”, tha ai.

Ramush Haradinaj: Është vërtetë një sukses sepse nuk ka as të gërvishtur të popullit civil. Nuk ka asnjë dëm kolateral në shkëmbim zjarr dhe ka disa sulmues të vrarë, për 4 janë konfirmuar, por flitet për më shumë, por që janë fshehur trupat e tyre.

Blendi Fevziu: Janë vrarë me snajper Haradinaj? Ti e di më mirë sesa të tjerët.

Ramush Haradinaj: Distanca ka qenë e afërt. Është e mundur edhe me armë zjarri të gjata, por edhe me snajper.

Blendi Fevziu: Si shpjegohet që ky grupim u mbyll në një manastir? U mbyll për të shpëtuar apo ata kishin një plan?

Ramush Haradinaj: Mendoj se nuk kishin një urdhër të qartë veprimi në këtë situatë. Nuk kishin urdhër qartë veprimi në situatën e re të krijuar. Dikush, komanduesi i tyre që mundet nuk ka qenë në terren, pra në Beograd nuk u ka dhënë autorizimet e qarta të veprimit më tej. Rezultoi që ata nuk e aktivizuan të gjithë arsenalin e armëve që kishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat