Deputetja britanike kërkon sanksione ndaj Serbisë

Aktuale

Deputetja britanike kërkon sanksione ndaj Serbisë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 23:57
Alicia Kearns

Deputetja britanike Alicia Kearns, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me mungesën e sanksioneve për Serbinë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kearns ka thënë se megjithëkëto veprime të Serbisë, e sanksionuar mbetet Kosova e jo Serbia.

Po ashtu deputetja britanike e ka përmendur edhe lirimin e Millan Radojçiqit nga Gjykata e Serbisë.

“Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi.

Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s.

Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së.

Diplomaci parandaluese?”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat