ZKM-ja jep detaje çka bisedoi Kurti me Scholz: U diskutua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Aktuale

ZKM-ja jep detaje çka bisedoi Kurti me Scholz: U diskutua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 21:23
Ilustrim

Gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të ​samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati takim bilateral me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti e falënderoi Kancelarin Scholz për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë Kosovës.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë”, tha Kurti.

Kryeministri e falënderoi Kancelarin per ri-energjizimin e Procesit të Berlinit të cilin Kosova e mbështet fuqishëm.

U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kryeministri Kurti theksoi se Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia. 

Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat