​Escobar-Nikolla: SHBA është vendi më pro-kosovar në botë

Aktuale

​Escobar-Nikolla: SHBA është vendi më pro-kosovar në botë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 21:41
Pamje nga takimi

Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla u prit sot në Departamentin e Shtetit nga Gabriel Escobar, ndihmës sekretar i Shtetit dhe emisar special për Ballkanin Perëndimor, me të cilin diskutuan mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.

“SHBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare. SHBA mbështesin fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit,” është shprehur Escobar.

SHBA, të cilën Escobar e cilësoi si vendi më prokosovar në botë, janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare, shkruan kryeparlamentarja Nikolla në Facebook.

Postimi i plotë:

Një diskutim mbresëlënës sot në Departamentin e Shtetit, me Gabriel Escobar, ndihmës sekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA sot janë më të mira se asnjëherë në histori.

Partneriteti ynë strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në KS të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNj. SHBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare.

Diskutuam mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.

SHBA mbështesin fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit.

Escobar, i cilësoi SHBA-në si vendi më prokosovar në botë, dhe theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

SHBA kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt.

Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj.

SHBA-të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE, po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovën.

Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat