Gërvalla takohet me Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit

Aktuale

Gërvalla takohet me Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:25
Pamje nga takimi

Gërvalla takohet me Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

“Takim i shkëlqyer me Kongresmenin amerikan Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës, u trajtuan zhvillimet rajonale, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Ajo bëri me dije se gjithashtu në takim kanë diskutuar aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat