Tahiri: Scholz, Macron dhe Meloni ndërmjetësit e ri, Borrell e Lajçak dështuan

Aktuale

Tahiri: Scholz, Macron dhe Meloni ndërmjetësit e ri, Borrell e Lajçak dështuan

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:16
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e ndara që kanë zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq, me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Italisë.

Ajo duke folur për këto takime tha se kancelari gjerman Scholz, kryeministri francez Macron dhe kryeministrja e Italisë, Meloni janë ndërmjetësuesit e ri.

Tahiri përmes një postimi në Facbeook, ka thënë se përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dështuan në misionin paqësor.

“Ndërmjetësitë e ri te dialogut te Brukselit, Macron, Scholz dhe Meloni -ranë Borrel dhe Lajçak, përfunduan të dështuar në misionin paqësor”, ka shkruar ajo.

Disa takime të tilla u zhvilluan më herët në Bruksel, në margjina të një samiti të BE-së.

Ato shihen si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Kryeministri Kurti është kthyer në hotelin gjatë orëve të pasdites, ku më parë zhvilloi takim me udhëheqësit evropianë.

Siç raportojnë mediat në Bruksel ai është para orës 17:00 ka nisur një takim me Miroslav Lajçak.

Ndërsa, një takim të dytë me Kurtin e Vuçiqin nuk e ka përjashtuar as Josep Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat